“Princesha e Yorkut në Angli është fejuar me të dashurin e saj, Jack Brooksbank,” – njoftoi pallati mbretëror.
Ata do martohen në kështjellën Winsdor së shpejti, në të njëjtin vend ku do kurorëzojnë dashurinë dhe princ Harry me Meghan Markle, njofton Klan Kosova.
Princesha Euxhenia është fejuar në fillim të këtij muaji në Nicaragua.
Pallati Buckingham tha në një deklaratë: “Duka dhe Dukesha e Yorkut kanë shpallur fejesën e princeshës Euxhenia me Jack Brooksbank. Dasma do bëhet në vjeshtë të vitit 2018 në Windsor, me detaje të tjera që do i njoftojmë më vonë.”
Anëtari i ardhshëm i familjes mbretërore ka përfunduar studimet në shkollën ‘The Stowe’ si dhe është menaxher i Mayfair. Ndërkohë Euxhenia është mbesa e gjashtë e mbretëreshës së Anglishë, Elizabeth, shkruan ora, njofton Klan Kosova.