Fejzullahu: Nuk ka institucion tjetër pos ZRrE-së që merr vendim për tarifat e energjisë

Prishtinë | 08 Shk 2022 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, thotë se qytetarët që shpenzojnë shtesë energjinë që importohen do t’ju alokohet ky çmim.

“ZRrE-ja në bazë edhe të vlerësimit që kemi dhënë megavat që i kemi pasur në dispozicion vendor i kemi shpërndarë proporcionalisht tek 100 përqind e konsumatorëve, edhe tek ata biznesore edhe tek ata familjarë. Ky është maksimumi që ne mundemi me ua ofru me kapacitetin e gjeneratorëve vendorë ndërsa megavat shtesë që janë të nevojshëm të importohen nga bursat ndërkombëtare do t’ju alokohen tek konsumatorët që e shkaktojnë këtë kosto shtesë që janë 20-25 përqind e konsumatorëve”.

Mes tjerash, Fejzullahu, në “Info Magazine” deklaroi se nuk ka institucion tjetër që merr vendim për tarifa të energjise elektrike, njofton Klankosova.tv.

“ZRrE-ja sot e ka marrë vendimin dhe nuk ka institucion tjetër që mund të merr vendim për tarifat e energjisë elektrike. Subvencionimi ekziston meqë ka pasë krizë energjetike dhe rritje enorme të cmimeve gjithashtu tek të gjitha shtetet evropiane”, tha Fejzullahu.

Fejzullahu, tutje tha se shpreson që të kenë më shumë kritika dhe komente rreth tarifave pasi kjo mund të ketë ndikim teksa po ashtu shpreson që nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë më.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme