Ish-mesfushori i Juventusi dhe Interit, Felipe Melo, që tashmë aktivizohet tek Palmeiras në Brazil, duket se nuk i kanë mbajtur nervat në ndeshjen ndaj Corinthians.
Pas një dyluftimi për topin, ai ka humbur kontrollin dhe më pas, sherri i ka përfshirë edhe lojtarët e tjerë të të dyja ekipeve, duke shkaktuar konfuzion në fushë.
Melo nga Palmeiras dhe Clayson i Corinthians më pas u ndëshkuan të dy me karton të kuq, ndërsa rezultati i ndeshjes Corinthians kundër Palmeiras ishte 0-1 për mysafirët, në ndeshjen e parë të finales së Kupës Paulista A1.
Përballja e dytë do të zhvillohet më 08 prill në stadiumin e Palmeriras “Allianz Parque” të Sao Paulo.
Përndryshe, Felipe Melo, tanimë 34-vjeçar, në janar të 2017 u transferua si lojtar i lirë nga Inter tek skuadra braziliane e Palmeiras, ku po e vazhdon karrierën.
https://youtu.be/4RAfReOHu5s