Përleshja brenda autobusit shkaktoi vdekjen e 15 personave në Kinë

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet kineze kanë raportuar se një përleshje midis një pasagjeri dhe shoferit të autobusit, ishte shkaku që autobusi me 15 udhëtarë doli nga ura në jugperëndim të Kinës.

Pas përplasjes, automjeti u zhyt në lumin Yangtze të qytetit Chongqing, kështu duke shkaktuar vdekjen e 15 pasagjerëve që ishin brenda autobusit, përfshirë edhe shoferin, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Në videon e nxjerrë nga kutia e zezë e autobusit, mund të shihej një pasagjer duke u përleshur me shoferin, pak para përplasjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme