Nënë e bijë përleshen mes vete në Prishtinë

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Pas një mosmarrëveshje, nënë e bijë nga Prishtina janë përleshur fizikisht mes vete.

Kështu ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh. Madje njëra nga to ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore.

“Raportohet se dy të dyshuara femra K/Shqiptare (nënë e bijë), pas një mosmarrëveshje  janë përleshur mes veti. Që të dyja kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”.

“Me vendimin e prokurorit, njëra nga të dyshuarat është dërguar në mbajtje, ndërsa tjera është liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme