Mesfushori i Manchester Unitedit, Marouane Fellaini, është në bisedime të avancuara me një klub tjetër të madh nga Premierliga.
Press Association Sport raporton se përfaqësuesi belg është buzë largimit nga “Old Trafford” pas interesimit të madh nga një klub rival, transmeton Gazeta Express.
30-vjeçarit i mbaron kontrata me Unitedin në fund të këtij muaji dhe kështu do të jenë në gjendje të largohet si lojtar i lirë.
Në pjesën më të madhe të vitit të fundit, Jose Mourinho ka theksuar se dëshiron ta mbajë Fellainin, megjithëse e ka futur si titullar në vetëm dy ndeshje në vitin 2018.