Fëmijët e Payet s’guxojnë ta përmendin emrin e Ronaldos

Prishtinë | 17 Dhj 2016 | 10:10 | Nga

Ylli i West Ham Unitedit, Dimitri Payet, i cili ishte pjesë e Përfaqësueses së Francës që pësoi humbje në finalen e “Euro 2016” nga Portugalia, ua ka ndaluar fëmijëve të tij që ta përmendin në shtëpi emrin e Cristiano Ronaldos.

Payet ka thënë se pas përfundimit të finales në “Euro 2016” ua ka bërë me dije tre djemve të tij që të mos e përmendin fare në shtëpi emrin e portugezit.

Futbollisti francez e ka parasysh se Ronaldo është idhull i fëmijëve të tij, por ka thënë se nga inati i madh që ka humbur në finale të “Euro 2016” ka marrë këtë vendim. Portugalia mposhti 1:0 Francën në finale pas vazhdimeve, derisa Ronaldo e lëshoi fushën në fillim të pjesëlojës së parë për shkak të lëndimit që pësoi.

“Fëmijët e mi e adhurojnë Ronaldon, por prej se ka përfunduar ‘Euro 2016’, ata nuk kanë të drejtë ta përmendin emrin e tij në shtëpi. E kanë rreptësisht të ndaluar jo vetëm ta përmendin emrin e tij, por edhe të bëjnë gjestet e Ronaldos”, është shprehur Payet.

“E shoh në sytë e tyre që e kanë të vështirë, por duhet të pajtohen me këtë fakt”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme