Dita Ndërkombëtare e Demokracisë e cila po shënohet më aktivitete të ndryshme, ka bërë që Kuvendi të jetë i rrethuar me fëmijë të shkollave të ndryshme të Prishtinës.
Eda Zajmi, nxënëse e shkollës fillore të mesme të ultë “Naim Frashëri”, ka thënë për Ekonomia Online se liritë e demokracisë për bashkëmoshatarët e saj janë të kufizuara.
“Shpesh herë nuk jemi të lirë e demokratik. Për shembull kjo vërehet në vendimet që ne i marrim, të rriturit zakonisht kanë dëshirë që fjala e tyre të respektohet”, ka thënë Zajmi.
Eda përpos kësaj kishte bërë një pikturë me të gjitha ngjyrat e ylberit që sipas saj, secila ngjyrë ka domethënie në demokraci.
Kurse nxënësja tjetër nga shkolla “Faik Konica”, Festa tha se Kosova demokratike vazhdon të jetë vendi më i izoluar në botë.
Ajo tha se Kosova vazhdon të jetë e izoluar e pa liberalizim, duke kërkuar që kjo çështje të zgjidhjet, raporton EO.
“Unë këtu e kam paraqit një pikturë ku kam dashur të shpreh izolimin e qytetarëve të Kosovës të cilët edhe pse jemi të ndërtuar në demokraci vazhdojmë të jemi në izolim dhe pa liberalizim”, ka thënë kjo filloriste e cila vazhdonte të përfundonte pikturën e saj.
Allen Meta hulumtues në Institutin e Demokratik i Kosovës ka thënë se sot janë duke u dhënë informata rreth demokracisë dhe zbatimit të saj në shtetin e Kosovës.
Ai ka thënë se KDI me monitorimin e punës së kuvendit ka arritët të shoh që demokraci të plotë dhe ende ka ngecje në këtë proces.
Këto aktivitetet janë të organizuara nga disa organizata joqeveritare të cilat kanë për qëllim vetëdijshmin dhe informimin qytetarë ndaj demokracisë në vend.