Fëmijët me aftësi të kufizuara kërkojnë respektimin e të drejtës për qasje

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, HANDIKOS në bashkëpunim me përfaqësues të grupit avokues ‘’Hëna’’, ROR dhe Asamblesë Komunale të Fëmijëve sot kanë lansuar videon ndërgjegjësuese përmes së cilës bëhet thirrje që të respektohet dhe zbatohet Udhëzimi Administrativ 33/2007 që rregullon qasjen infrastrukturore për personat me aftësi të kufizuara.

Lidhur me këtë ngjarje, fëmijët kanë zhvilluar takime edhe me përfaqësues të drejtorisë së Shëndetësisë, Mirëqenies Sociale, Arsimit, Urbanizmit&Infrastrukturës në katër komuna: Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë, tek të cilët dorëzuan kërkesën ed në formë të shkruar, ndërkohë morën zotimet prej tyre se do të shtojnë presionin në respektimin e këtij udhëzimi dhe se do punohet në drejtim të përmirësimit dhe krijimit të qasjes nëpër institucione kyçe.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘’Promovimi i parandalimit të dhunës në të gjitha mjediset ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë’’, i cili implementohet në bashkëpunim me Save the Children in Kosovo dhe mbështetet nga SIDA Suedeze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme