Me vjersha, këngë e vallëzime fëmijët e qendrës për shkollarë “LET Center” shënuan 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Të emocionuar e shumë të kënaqur ishin fëmijët që performuan. Mirëpo vjershat e këngët nuk ishin e tëra. Ata përmes inskenimeve të shumta në skenë sjellën ngjarjet kryesore ndër vite.
Shënimi i një dekade që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë përmes aktiviteteve të shumta kulturore e artistike.