Organizatat të cilat merren me të drejtat e fëmijëve në Kosovë kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit që sa më parë të miratojnë Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës.
Draftimi i një projektligji të tillë ka nisur tash e disa vite, mirëpo ende nuk ka përfunduar, shkruan sot Koha Ditore.
Në legjislaturën e parafundit të Kuvendit, Projektligji kishte qenë i finalizuar, mirëpo me rënien e Qeverisë ishte kthyer në pikën fillestare.
Ndërsa, Qeveria e tashme e ka miratuar Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës, në qershorin e vitit të kaluar. Aktualisht ai ndodhet për shqyrtim në komisionin për të drejtat e njeriut, barazi gjinore….
Drejtoresha e Koalicionit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (KOMF), Donjeta Kelmendi, u ka bërë thirrje deputetëve që të mos e vonojnë këtë projektligj, dhe sa më parë ta procedojnë për miratim në Kuvend.