Fëmijët po rrezikohen nga mbipesha si pasojë e mungesës së gjumit

Prishtinë | 13 Kor 2024 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Mijëra fëmijë nuk janë duke fjetur mjaftueshëm dhe vazhdimisht po ia rrisin vetes rrezikun për mbipeshë.

Anketimi i kryer nga Fondacioni i Nutricionit Britanik (BNF) me më shumë se 6,000 fëmijë ka zbuluar se 32% e nxënësve të shkollës fillore dhe 70% e shkollës së mesme i bëjnë më pak se nëntë orë gjumë brenda nate – ndërkaq nëntë orë është sasia e rekomanduar.

Gjysma e atyre të shkollës së mesme gjithashtu kanë raportuar se u del gjumi të paktën një herë gjatë natës.

Anketimi ka analizuar edhe shprehitë e konsumimit të ushqimit të këtyre fëmijëve dhe ka zbuluar se një pjesë e nxënësve të shkollës së mesme dhe 1 në 10 nxënës të shkollës fillore nuk hanë mëngjes si pasojë e problemeve me gjumë.

Kështu, shumica e tyre kanë mungesë të vlerave esenciale ushqyese sepse vetëm 18% e nxënësve të shkollës së mesme kanë raportuar se konsumojnë pemë ose perime si pjesë e shujtës së parë të ditës.

59% e nxënësve të shkollës së mesme deh 49% të shkollës fillore kanë thënë se përdorin pajisje elektronike para se të flenë, ndërkaq kjo i ka bërë shkencëtarët të besojnë se pajisjet elektronike janë fajtori i kualitetit të dobët të gjumit.

Mungesa e gjumit dhe kualiteti i dobët i gjumit kanë ndikim negativ në mënyrën se si të rinjtë ushqehen sepse priren të konsumojnë më shumë kalori dhe më shumë ushqime të pashëndetshme.

Vlen të ceket se edhe studimet e mëhershme kanë treguar se mungesa e gjumit ju bën më të dobët fizikisht dhe më të rrezikuar nga mbipesha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme