Fëmijëve me Down Syndrome nuk u ofrohen kushte adekuate për shkollim

Prishtinë | 29 Dhj 2017 | 14:46 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata “Doën Syndrome Kosova” ka lansuar raportin “E drejta në gjithëpërfshirje e fëmijëve me Sindromë Down” në komunën e Prishtinës dhe Prizrenit.

Drejtoresha Ekzekutive, Sebahate Hajdini, fëmijëve me Down Syndrome nuk u ofrohen kushte adekuate për shkollim.

Legjislacioni në fuqi sipas saj të len përshtypje që këto ligje këto strategji nuk janë të hartuara për Republikën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Edhe pse Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejta të barabarta, e drejtë do të thotë ofrimi i shërbimeve për të cilat kanë nevojë në veçanti fëmijët me sindromën Down apo në përgjithësi fëmijët me aftësi të kufizuara. Kemi ligjin për arsimin parauniversitar ligj që garanton edukimin dhe arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar brenda shkollave të rregullta, decidivisht neni 40,41,42,43,44 të këtij ligji përshkruan të drejtën e arsimimit të fëmijëve me aftësi të kufizuar në shkolla të rregullta.

“Përveç ligjit kemi edhe strategjinë nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, strategjia 2013-2023 gjithashtu kemi planin strategjik për gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar në shkolla të rregullta 2016-2021, ndërsa nëse e shohim situatën në realitet, të len përshtypje që këto ligje këto strategji nuk janë të hartuara për Republikën e Kosovës”, tha ajo

Ermira Shabani, prezantuese e raportit tha se problematike në shkolle qëndron vlerësimi i fëmijëve me këtë sindrome.

“Problematike mbetet pjesa e vlerësimit të nxënësve me sindromën Down, në përgjithësi shumica e nxënësve të cilët kanë qenë pjesë e këtij hulumtimi, marrin një vlerësim i cili është një vlerësim standard që konsiston në një testim nga ana e psikologut në ato shkolla ku ka psikolog, sepse ne e dimë qe shkollat në Kosovë kanë një mungesë të madhe të psikologëve dhe të pedagogëve të edukimit special”, tha ajo.

Deputetja Arbërie Nagavci tha se ndonëse ekzistoj ligje të mira që mbështesin këtë kategori mungon zbatimi në praktikë.

“Përkundër faktit që në kemi në legjislacion i cili mjaft mirë e rregullon gjithpërfshirjen d.m.th ka politika qe adresojnë mundësitë e barabarta për secilin nxënës, fatkeqësisht kjo nuk po arrin të gjejë një implementim të plotë në shkollat tona për shumë arsye. U përmendem pak edhe perceptimet nga mësimdhënësit. Ajo çka unë kam pa nga përvoja ime është se mësimdhënësit ofrojnë dashuri, mundohen që të ofrojnë përkrahje për nxënësit dhe pajtohem se në shumë raste kjo vjen edhe si pasojë se ata ndjejnë një far dhembshurie dhe mendojnë se këtyre nxënësve gjegjësisht këtyre fëmijëve duhet të ju ofrohet një përkrahje për shkak të një ndenje të dhembshurisë njëjtë ndodhë edhe në klasa”.

 

Të ngjashme