Femrat e holla janë më të rrezikuara të zhvillojnë kancerin e gjirit

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 12:07 | Nga

Shkencëtarët londinezë, pasi kanë ekzaminuar mostrat e gjakut dhe indin e gjirit të femrave me një indeks të masës trupore (BMI) prej më pak se 25, kanë konstatuar se ato janë më të rrezikuara të zhvillojnë kancer të gjirit.

Hulumtuesit thonë se rezultatet e këtij studimi janë të rëndësishme, sepse doktorët kanë tendenca të fokusohen te obeziteti si faktori më i madh i sëmundjeve.

Autori kryesor i këtij studimi. Dr. Neil Iyengar, thotë se ky hulumtim na rritë vetëdijesimin për rreziqet potenciale, sepse numri i femrave të rrezikuara nga kanceri i gjirit është alarmues.

Shkencëtarët besojnë se femrat me BMI normale kanë më shumë qeliza dhjamore në indin e gjirit, sesa në pjesët e poshtme të trupit.

Studimet e mëhershme kanë treguar se insulina dhe glukoza gjithashtu e rrisin rrezikun e kancerit të gjirit dhe e shkurtojnë jetëgjatësinë e pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme