Hulumtimet sugjerojnë se femrat të cilat hanë darkë në mbrëmje janë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës.
Pasi i kanë studiuar 112 femra, ekspertët e universitetit të Kolumbisë kanë zbuluar se ato të cilat kishin ngrënë darkë pas orës 18:00 kishin pasur më shumë faktorë të rrezikut, siç është shtypja e lartë e gjakut, indeks të madh të masës trupore (BMI) dhe kontroll të dobët të sheqerit në gjak .
Rezultatet gjithashtu kanë treguar se çdo rritje e përqindjes së kalorive që konsumohet në mbrëmje kontribuon në shëndet më të dobët të zemrës.
Kjo kryesisht ndodh për shkak se konsumimi i ushqimit gjatë mbrëmjes e mban trupin më të aktivizuar kur në atë kohë trupi duhet të fillojë të qetësohet.
Përderisa shtypja e gjakut duhet të bie për të paktën 10 për qind para se të flini, hulumtuesit kanë zbuluar se konsumimi i darkës e pengon këtë, transmeton telegraf. Sipas autorëve të studimit, darka e vonshme, që vjen si rezultat i jetës moderne, është kundër orës natyrale të trupit.