Mesatarisht gratë shpenzojnë rreth katër muaj gjatë jetës së tyre duke menduar se çfarë të veshin në punë.
Pra, mesatarisht çdo ditë gratë i shpenzojnë 14 minuta duke bërë zgjedhjen e rrobave, e cila është ekuivalente me dy ditë e gjysmë në vit.
Nëse themi se karriera e një gruaje zgjat 47 vite, atëherë ajo i shpenzon 119 ditë pranë dollapit të rrobave.
Më shumë se 30 për qind e grave pohojnë se ndiejnë presion të duken në një mënyrë të caktuar në punë – dhe 76 për qind prej tyre vazhdimisht e kanë vështirë të zgjedhin se çfarë është e “përshtatshme” për ta veshur.
David Cliff, i cili është marrë me këtë studim, thotë se hulumtimet sugjerojnë që kodet e ndryshme të veshjes në vende të punës kanë shpirë që shumë punëtorë të brengosen se çfarë veshin.
19 për qind e grave e kanë fajësuar kulturën e kompanisë sa i përket kodit të veshjes, ndërsa 28 për qind e punëtoreve femra kanë pranuar komente të padëshiruara rreth dukjes së tyre në vend të punës – qoftë kjo për vathët, tatuazhet apo stilin e flokëve.