Fenerbahçe insiston për Rojon

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i krahut të majtë, Marcos Rojo pritet që karrierën ta vazhdoj në Turqi, te skuadra e Fenerbahçes.

Mediumet e huaja kanë raportuar të hënën se Rojo pritet që gjatë afatit kalimtar të janarit t’i bashkohet ekipit nga Turqia që po insiston për shërbimet e tij.

Mësohet se Fenerbahçe po kërkon huazimin e tij deri në fund të këtij edicioni, me opsionin e blerjes së kontratës për dhjetë milionë euro, transmeton “Koha Ditore”. 29-vjeçari, ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2021 kurse këtë edicion ka vetëm një paraqitje për Manchester Unitedin.

Mbrojtësi argjentinas është pjesë e Manchesterit prej vitit 2014 kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Sportingu i Lisbonës e Spartaku i Moskës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme