Fenerbahçe përgatit “bombën”, Luis Suarez pranë gjigantit turk

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kolumbian Luis Javier Suarez mund të jetë një nga transferimet më të bujshme të verës në futbollin turk. Sipas raportimeve të fundit, Fenerbahçe po punon për ta bindur golashënuesin e Sporting CP që të transferohet në Stamboll.

Lëvizja lidhet me projektin ambicioz të kandidatit për president të Fenerbahçes, Hakan Safi, i cili po premton afrime të mëdha për ta rikthyer klubin në majat e futbollit turk dhe evropian. Mediat turke raportojnë se Suarez e sheh me interes projektin e ri, ndërsa në tavolinë i është vendosur një ofertë financiare shumë e lartë, e konsideruar e vështirë për t’u refuzuar.

Nëse marrëveshja finalizohet, kolumbiani pritet të jetë një nga yjet kryesore të projektit të ri të Fenerbahçes dhe një nga transferimet më të komentuara të kësaj vere në futbollin turk. /

Të ngjashme