Shqiptarët edhe në përralla, edhe në legjenda, edhe në hidhërim por edhe në festa e në gëzime, edhe urimin edhe mallkimin i kanë patur brenda kornizave humane. Bile janë shquar shumë më humanë se shumë popuj të tjerë.
Po a janë shqiptarë pjesëtarët e “grupeve fashiste të facebook-ut”, që shkruajn shqip. Që mallkojnë, që shajnë, që linçojnë. Me rob shpije që shajnë. Që e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën. Që nuk njohin gjuhë tjetër përpos gjuhës linçuse, denigruese, fyese, shkatërruese…
Kush janë ata trima që në rrjetet sociale “diare”, një burri plak, që merr guximin dhe e kritikon qeverinë, pse s’po i gjindet djali i zhdukur në luftën e lirisë edhe për këto “grupe fashiste te facebookut”, kanë f’tyrë e i shkruajnë “çka hupt’ mos u gjett”.
Kush janë këta njerëz që gjuhën brisk e kan, thikë pas shpine, shpatë e kanë. Dhe prejn sa në të djathë sa në të majtë. Kush janë ata që e kanë mbjellur këtë farë të keqe e nuk dijnë se mbjellur në oborrin e tyre e kan, e sot po e fëlliqin një dynja.
Dhe vjen një ditë, që këto aradhat fashiste të rrjeteve sociale, që janë bërë si qenë të çartur, do t’i hanë të zotët e tyre.