Hysamedin Feraj nga Lëvizja Vetëvendosje, ka dhënë një deklaratë shpotitëse për partnerin e tyre të mundshëm në Qeverinë e re me të cilën janë edhe në negociata, LDK-në.
“Mbas 19 vjetësh hajnie, LDK po këmbëngulë me ia grabitë popullit shqiptar shpresën për ndryshim”, është shprehur Feraj përmes Facebook.
“Nëse e realizon, kjo do të jetë hajnia më e madhe ndaj kombit shqiptar në këtë shekull. Jo hajni, po Vetëvendosje!”.