Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir F. Ferati, mbajti tubim në Cerrcë.
Postimi i plotë:
Përmbyllje madhështore në Cerrcën e Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova.
Ashtu siç është dëshmuar ndër vite, Cerrca dhe Lubozhda ruajnë besën e LDK-së, pasi përkrahja dhe entuziazmi i banorëve të fshatit nuk mungojnë kurrë. Kjo nuk është rastësi, sepse këtu ndodhemi edhe në vendlindjen e Haki Rugovës.
Një shtysë dhe motiv për rrugëtimin tonë që po vazhdon.
Enver, Cerrcë dhe Lubozhdë, faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.



