Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut në zgjedhjet e 12 tetorit, Ilir F. Ferati, zhvilloi një takim me banorë në Prigodë.
Postimi i plotë:
Bashkë me Shefqetin dhe me banorë u mblodhëm në fshatin Prigodë.
Takimin e mbajtëm në shtëpinë e fshatit, njërin prej investimeve tona në këtë zonë, çka dëshmon se jemi pranë qytetarëve në çdo kohë. Takimet, diskutimet dhe planet tona të përbashkëta i shndërrojmë në punë të dukshme.
Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme. ✌🏼
I juaji,
Iliri



