Ferati takim me banorët e Dubravës, premton vazhdimësi në projekte dhe përkushtim

Prishtinë | 20 Sht 2025 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Istogut dhe kandidati i LDK-së për një mandat të ri, Ilir Ferati, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Dubravë.

Gjatë vizitës, ai u mirëprit nga familja Dobrunaj, ku pati rastin të dëgjojë nga afër kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve.

Ferati u zotua për vazhdimin e angazhimit në adresimin e nevojave të komunitetit dhe falënderoi banorët për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre të pandërprerë.

Të ngjashme