Ferdinand: Thiago ideal për Liverpoolin

Prishtinë | 09 Gus 2020 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka thënë se Thiago Alcantara do të ishte një transferim ideal për Liverpoolin.

Këto komente ai i bëri pasi shkëlqimit të mesfushorit spanjoll në fitoren prej 4 me 1 të Bayernit ndaj Chelseat në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton KOHA.

29 vjeçari është i lidhur me një transferim në Anfield Road, me Jurgen Kloppin që synon të shtojë kualitetin në mesfushë.

“Ai është një dirigjent, dikush që e kontrollon ritmin e lojës, ai ka pasqyrë në krahë në mënyrë që të mund të shohë edhe prapa tij, mund të shohë të gjitha këndet, të bëjë secilin pasim në lojë”, ka thënë Ferdinand për BT Sport.

Ferdinand tutje ka shtuar se, “ai është një lojtar inteligjent, ai e flet edhe gjuhën që është pjesë e rëndësishme. Është një ëndërr të kesh një lojtar të tillë për dikë si Livepooli. Ai është lojtari që ndoshta u ka munguar”.

Të ngjashme