Lufta e Kosovës ka shkaktuar disa lloje të tragjedive, ndër të cilat dramën e te zhdukurve të luftës. Familjarët e të zhdukurve janë dëshmia e gjallë e historisë së tyre. Një prej tyre është Ferdonije Qerkezi e cila ka të ka humbur burrin dhe katër djemtë.
Me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ajo ishte e ftuar në emisionin #gjesi në T7ku për herë të parë në një studio televizive foli për jetën e para, gjatë dhe pas luftës.
“Na e kemi pritë lirinë me dëshirë të madhe, si unë bashkëshorti, djemtë, edhe nuset i kam pas aty, që si të intervenon NaATO na kemi me pshtu, se ishim edhe krejt populli shqiptar. Por fatkeqësisht nuk pshtun krejt populli si familja jem jo, edhe shumë familje tjera ka si unë, por fatmirësisht që ka pshtu populli dhe liria erdh. Po qysh na e kemi prit nuk u ardh” është shprehur me lot ne sy nënë Ferdonije.
Pasditen e 27 marsit te vitit 99, policia serbe kindapoi burrin dhe katër djemtë e Ferdonije Qerkezit. Deri në vitin 2005 ajo ka qenë në kërkim të eshtrave të gjithë familjarëve. Por në këtë vit eshtrat e dy djemve te Artanit dhe Edmondit tashmë janë gjetur e varrosur, por je ne pritje edhe te eshtrave te burrit dhe dy djemve te tjerë për me ta rehatuar shpirti plotësisht.
Ajo krahas dhimbjes së madhe, ka ruajtur me shumë kujdes kujtimin për ta. Madje, shtëpinë e ka kthyer në një lloj muzeu familjar. Historia e saj është parë dhe dëgjuar në shumë media vendore e ndërkombëtare dhe shprehet se e ndjen vetën dëshmitare dhe se duhet ta bart dhe rrëfej në vazhdimësi këtë tregim për të mos u harruar ato që kanë ndodhur gjatë luftës.