Legjenda e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka mbetur i impresionuar nga puna e Ryan Giggsit në postin e trajnerit të Kombëtares së Uellsit deri më tani.
Ryan Giggs ia siguroi Kombëtares së Uellsit kualifikimin në EURO 2020 këtë javë, pasi djemtë e tij e mposhtën Hungarinë me rezultat 2:0 për ta marrë vendin e dytë në Grupin E – me një pikë më shumë sesa Sllovakia.
Pasi e kishte kaluar të gjithë karrierën e tij si futbollist nën udhëzimin e Fergusonin, kalimi i Giggsit në karrierën si trajner deri më tani është dëshmuar të jetë sukses dhe ish-trajneri i tij e ka lavdëruar për punën e bërë.
“Ryan natyrisht se është një njeri i mrekullueshëm”, tha Ferguson, përderisa po fliste në një event bamirës për shoqatën ndërkombëtare Grassroots Soccer në Londër.
“Ai është inteligjent, është shumë i motivuar dhe është duke bërë punë të mrekullueshme me ekipin kombëtar të Uellsit dhe po u jep mundësi edhe lojtarëve të rinj. Kjo është fantastike”.
Giggs e mori drejtimin e Uellsit në janar të vitit 2019 dhe i ka fituar nëntë nga 19 ndeshjet e zhvilluara që nga atëherë.
Pasi që ai e zëvendësoi Chris Colemanin në postin e trajnerit, pasi paraardhësi i tij e kishte çuar Uellsin në gjysmëfinale të EURO 2016, Giggs ishte përballur me shumë kritika, pasi skuadra e tij mezi e arriti kualifikimin.