Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me bashkëshorten e tij, Mevlyden, kanë ushtruar të drejtën e votës në kuadër të procesit zgjedhor.
Me këtë rast, Idrizi ka ftuar të gjithë qytetarët e Vushtrrisë dhe të Kosovës që të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.
“Unë dhe bashkëshortja ime, Mevlydja, përmbushëm obligimin tonë qytetar duke ushtruar të drejtën e votës. I ftoj të gjithë qytetarët e Vushtrrisë, por edhe të gjithë Kosovës, që të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike. Çdo votë ka rëndësi, andaj bëhuni pjesë e këtij procesi të rëndësishëm”, ka deklaruar Idrizi.
Ai ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke nënvizuar se vota e çdo qytetari është kontribut i rëndësishëm në proceset demokratike dhe në vendimmarrjen për të ardhmen e vendit.