Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka uruar fillimin e muajit të Ramazanit, me ç’rast ka vizituar edhe kryetarin e Bashkësisë Islame në Vushtrri, Shemsi Rrahimi.
Idrizi uroi të gjithë besimtarët muslimanë, duke thënë se ky vit të jetë muaj i paqes dhe bamirësisë dhe duke uruar agjërim të lehtë.
“ME FAT MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT
Të dashur qytetarë, besimtarë islamë.
Me dëshirën për shëndet, paqe dhe mirësi për juve dhe familjet tuaja, ju përcjell edhe urimet më të mira për Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Qoftë ky një muaj i paqes dhe bamirësisë, andaj paçim agjërim të lehtë e solidaritet me njëri-tjetrin!
Për të uruar këtë muaj të shenjtë, ishim në vizitë në Bashkësinë Islame në Vushtrri, në ç’rast u pritëm nga kryetari z. Shemsi Rrahimi!”, shkroi Idrizi.