Ferizaj, 4 punëtorë bien nga një lartësi prej 8 metrash

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 14:11 | Nga

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore pasi kanë rënë nga një lartësi 8 metrash teksa ishin duke punuar në një objekt.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur dje rreth orës 12 :00, në rr. “Rexhep Bislimi”, në Ferizaj.

Të lënduarit janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor dhe rasti është duke u hetuar.

Rasti po trajtohet si asgjësim, dëmtim ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme