Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit janë gjetur duke luajtur bixhoz në Ferizaj, njëri prej tyre pronari i lokalit i cili është duke qëndruar në mbajtje, kurse shtatë të tjerët janë liruar, shkruan EO.
Policia ka konfiskuar mbi 1 mijë copë zheton dhe 7 palë letra bixhozi.
Po ashtu edhe në shtime, njësiti policor ka hasur disa persona duke luajtur bixhoz. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari-pronari i lokalit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë gjetur në një lokal duke luajtur bixhoz. Nga të dyshuarit janë konfiskuar 1049 copë zhetonë si dhe 7 palë letra bixhozi. Me vendim të prokurorit shtatë të dyshuarit janë liruar, ndërsa pronari i lokalit dërgohet në mbajtje”
“Njësiti policor në një lokal me pronar mashkull kosovar, ka hasur disa persona duke luajtur bixhoz. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar 137.50 euro dhe letra bixhozi. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari-pronari i lokalit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.