Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë ditës së mërkure i kishte konfiskuar një të mituri, një motoçikletë.
Ky i fundit, një ditë më pas është futur në stacionin e policisë në Ferizaj dhe nga aty e ka marrë motoçikletën e konfiskuar.
Në lidhje me këtë, Policia e Stacionit në Ferizaj ka nisur hetim.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Në lidhje një video që është postuar në rrjetet sociale se një i mitur është futur në stacionin e policisë në Ferizaj dhe nga aty ka marrë motoçikletën e konfiskuar një ditë më parë. Policia e stacionit në Ferizaj ka nisur hetimin dhe për informata shtesë do të njoftoheni me kohë!”, ka thënë Veseli.