Intensifikimi i ndërveprimit mes Komunës së Ferizajt, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës ishte temë e bisedës mes Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, i cili priti në zyrën e tij, Sekretaren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafë Ukimeraj dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës, Sazan Ibrahimi.
I pari i Ferizajt, Agim Aliu që shoqërohej nga drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu, drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli dhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyçi, njoftoi mysafirët me të arriturat që ka shënuar Komuna e Ferizajt në shumë segmente të qeverisjes lokale si dhe sfidat që kanë përcjellë ekzekutivin e legjislativin gjatë këtij gjysmë mandati qeverisës. Ai njëkohësisht falënderoi si MAPL-n ashtu edhe AKK-n për mbështetjen e vazhdueshme në adresimin e kërkesave të pushtetit tonë lokal.
Komuna e Ferizajt ka një raport të shkëlqyeshëm bashkëpunimi e koordinimi me institucionet e lartpërmendura që ka sjellë si rezultat përfitimin e granteve të ndryshme e instalimin e praktikave më të mira me qëllim rritjen e efikasitetit të shërbimeve komunale.