Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal pritet në takim nga eurodeputeti austriak Lukas Mandl

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri i MAPL-së Elbert Krasniqi, është pritur në takim nga eurodeputeti austriak, themeluesi i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Lukas Mandl.

Ministri Krasniqi, ka falënderuar Mandl për përkrahjen e tij të vazhdueshme në përshpejtimin e agjendës së integrimit dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi është biseduar për mundësitë e reja të bashkëpunimit, promovimin e qeverisjes lokale si dhe përafrimin e diasporës Kosovare në Austri, me theks të veçantë, tek investimet e reja në përmbushjen e objektivave të Agjendës së Gjelbërt të Komunave të Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme