Ministri i Shëndetësisë flet me kryetarët e komunave për masat anti-Covid

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi kanë mbajtur një takim virtual me Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në përballjen me pandeminë Covid-19.

Në njoftimin e MSh-së bëhet e ditur se ministri Latifi i ka informuar kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit.

“Ministri Latifi theksoi se në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor jemi duke vlerësuar në vazhdimësi situatën epidemiologjike dhe kërkoi mbështetjen dhe angazhimin e komunave në fuqizimin e zbatimit të masave, pasi që krahas vaksinimit mbeten mjetet e vetme në frenimin e pandemisë dhe evitimin e mbylljes totale, kështu evitimin edhe te mbingarkesës spitalore, mbylljes së veprimtarive ekonomike dhe shkollave”, thuhet në njoftimin e MSh’së.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, ekran dhe ambiente të brendshme

Të ngjashme