Ministri Krasniqi mirëpritet nga Simon MORDUE, Shef i Politikës së Jashtme në Kabinetin e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e qëndrimit në Bruksel, Ministri Krasniqi është mirëpritur nga Simon MORDUE, Shef i Politikës së Jashtme si dhe Simona Gueorguieva, Këshilltare për Politikën e Jashtme në Kabinetin e Charles MICHEL, Presidentit të Këshillit Evropian.

Në takim është diskutuar për progresin që është bërë së fundmi nga Institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti për reformat që po bëhen në fushën e qeverisjes lokale. Po ashtu, është biseduar për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministri Krasniqi falënderoj Mordue dhe Gueorguieva për mbështetjen e aspiratave Evropiane të popullit të Kosovës si dhe përkrahjen e Institucioneve të Kosovës ndër vite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme