Lansohet Instrumenti i Investimeve Kapitale për Zhvillim të Qëndrueshëm Urban

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë me Programin për Vendbanime Njerëzre i Kombeve të Bashkuara ( UN – Habitat Kosova) dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë (MMPHI) mbajtën ceremoninë për lansimin dhe hapjen e thirrjes për propozime të Instrumentit për Investime Kapitale (CIF).

Ceremonia është hapur nga Zv.Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së z. Trim Berisha, Ambasadorja e Suedisë në Kosovë znj. Karin Hernmarck Ahliny, Udhëheqësi i UN-Habitat Kosova z. Omar Siddique, zv.Ministrja e MMPH-së znj. Linda Çavdërbasha dhe zv.Ministri i MAPL-së z. Avdulah Djesevic.

Ky instrument është zhvilluar duke u bazuar në përvojën e pasur të MAPL-së, UN – Habitatit dhe MMPHI-së në fushën e zhvillimit të projekteve kapitale bashkë me komunat. Zhvillimi i projekteve do të jetë nga poshtë – lartë që në vete përmban gjithëpërfshirje, pjesëmarrje dhe transparencë, kështu duke u ofruar mundësinë komunave për ndërtimin, rregullimin fizik të objekteve, infrastrukturës, shërbimeve të qëndrueshme të cilat vijnë nga planet hapësinore dhe të cilat janë të dobishme për mjedisin.

Thirrja është hapur për të 38 komunat e Republikës së Kosovës me fokus në parimet kyçe, si:

Kohezioni social – së bashku formësojmë bashkë – ekzistencën në mes të komuniteteve;

Bashkëpunimi  ndër – komunal – punojmë përtej kufijve për agjenda të përbashkëta

Ripërtrirje e qëndrueshm urbane – dizajnojmë lagje të ndjeshme ndaj klimës dhe të gjallërishme

Ky do të jetë Program i përbashkët 4 vjeçar 2022-2025 dhe do të ketë thirrje në baza vjetore.

Në vijim gjeni likun me të gjitha informatat e nevojshme për këtë thirrje: https://mapl.rks-gov.net/instrumenti-i-investimeve-kapitale/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme