Hogjiq thotë se MAPL-ja ka përmbushur 100% obligimeve që dalin nga agjenda evropiane

Prishtinë | 21 Dhj 2019 | 07:46 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka përmbushur 100% obligimeve qe dalin nga agjenda evropiane, i tha Ekonomia Online, Adriana Hogjiq, ministre në detyrë.

“Sa i përket të gjitha obligimeve që Ministria e jonë i ka pasur në drejtim të integrimit evropian, Ministria e Pushtetit Lokal i ka përmbushur të gjitha kushtet 100%”.

Ajo më tej ka shtuar se bashkëpunimi dhe koordinimi me kryetarët e komunave është në nivelin e duhur.

“Ministria e Pushtetit Lokal e ka për detyrë primare që t’i përkrahi të gjitha komunat të cilat i kemi në Kosovë do të thotë 38 komuna dhe unë mund të them që në të vërtet koordinimi dhe bashkëpunimi me të gjitha kryetarët e komunat është në nivel të duhur”.

“Ne jemi të gatshëm t’i dëgjojmë të gjitha brengat të cilat i kanë kryetarët e komunat edhe në aspektin ligjor ku flasim me ministritë e linjës dhe në tjetër anë jemi të interesuar t’i dëgjojmë edhe brengat që i kanë qytetarët, sepse komunat ekzistojnë që të jenë në shërbim të tyre”.

Qëllim thotë ajo se kanë përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe qendrore.

Hogjiq thotë se kjo po synohet që të arrihet sidomos në aspektin e transparencës në mënyrë që edhe qytetarët të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes.

“Në vitin e kaluar dhe në vitin e ardhshëm po e planifikojmë vazhdimin e projektit të cilin e kemi pasur në vitin 2019 me qëllim të përcjelljes së performancës të të gjithave komunave në Kosovë dhe jemi të interesuar ta përmirësojmë atë aspektin e bashkëpunimin ndërmjet ekzekutivit që do të thotë të komunave dhe qytetarëve sidomos në aspektin të transparencës dhe unë besoj që është shumë me rëndësi të kemi vetë qytetarë që të japin kontributin dhe të marrin pjesë në vendimmarrje dhe në proceset e vendimmarrjeve që ndodhen në ekzekutiv”, tha Hogjiq për EO.

Të ngjashme