Ferizaj kujton dëshmorët Lutfi e Sylejman Haxhidema, Fatmir Ratkoceri e Ramadan Salihu

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 14:41 | Nga

Me rastin e 19 vjetorit të rënies me homazhe janë kujtuar sot dëshmorët e Kombit Lutfi e Sylejman Haxhidema, Fatmir Ratkoceri e Ramadan Salihu. Krahas përkuljes para veprës së këtyre dëshmorëve pjesëmarrësit kanë thënën se kontributi i tyre gjatë do të mbetet gjallë në kujtesën e popullit.

Me homazhe në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së janë kujtuar sot dëshmorët e lirisë Lutfi e Sylejman Haxhidema, Fatmir Ratkoceri e Ramadan Salihu. Me këtë rast, familjarë, bashkëluftëtarë e përfaqësues institucional janë përkulur para veprës e sakrificës së dëshmorëve. Për familjarët e këtyre dëshmorëve këto ditë ngjallin emocion të veçanta.

Rina Ratkoceri, e bija e dëshmorit, Fatmir Ratkoceri, thotë të se ndihet krenar me veprën dhe kontributin e dëshmorëve, ndërsa shprehu pakënaqësi me numrin e vogël të pjesëmarrësve në homazhe i cili sipas tyre vit pas viti po zbehet.

Edhe drejtuesit e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve kanë shprehur opinionet e tyre duke thënë se sakrifica dhe amaneti i dëshmorëve mbesin udhërrëfim për brezat .Kryetari i kësaj shoqate, Gafurr Bytyçi, thotë se dëshmorët dhe kujtimi për ta do të mbesin gjatë në kujtesën e populli ngase për dëshmorët më i rëndësishëm ishte kombi e atdheu se sa interesi personal.

Dëshmorët Lutfi e Sylejman Haxhidema deri në rënie kanë qenë pjesëtare të UÇK-së në ZO të Nerodimës, ndërsa Fatmir Ratkoceri dhe Ramadan Salihu aktivitetin ushtarak deri në rënie e kanë zhvilluar në ZO të Dukagjinit. Ky i fundit është i varrosur në kompleksin e varrezave të Kosharës.

Image may contain: 6 people, people standing and outdoorImage may contain: one or more people, people standing, sky, shoes, child and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme