Ferizaj në gjendje emergjente

Ferizaj | 06 Jan 2017 | 09:06 | Nga

Reshjet e pandërprera të bores dhe era që po krijon ortekë të vazhdueshëm, e ka vështirësuar qarkullimin në komunën e Ferizajt, duke i bërë shumicën e rrugëve vështirë të kalueshme.

Ndaj, ekzekutivi komunal që herët në mëngjes ka formuar Shtabin Emergjent dhe është mobilizuar për ta përballuar këtë situatë.

Kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, tha sot në mëngjes se i tërë stafi i tij është në gjendje gatishmërie dhe po përpiqet të mobilizojë të gjitha burimet njerëzore dhe teknike, për t’u dalë ndihmë qytetarëve, ndërkohë që disa nga kompanitë më të mëdha që veprojnë në këtë komunë, tashmë gjenden në terren duke pastruar borën nga rrugët.

Kryetari Svarqa gjithashtu u bëri thirrje kompanive të tjera publike e private, që kanë mekanizëm adekuat për pastrimin e borës, institucioneve dhe qytetarëve, që të mobilizohen, për ta tejkaluar situatën e krijuar nga reshjet e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme