Prokuroria e Ferizajt ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit të Ferizajt, Faik Grainca, si dhe ndaj dy personave të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për falsifikim të dokumenteve.
Hetuesia e këtij qyteti kishte bërë kallëzim penal katër muaj më parë, duke ngritur dyshime mbi keqpërdorimin e detyrës dhe falsifikimin e dokumenteve zyrtare, lidhur me një peticion, në rastin e shqyrtimit të ankesave në Planin Zhvillimor të Ferizajt.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajit, Shkukri Jashari.