Ferizaj së shpejti do të bëhet me fusha tenisi e ping-pongu

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me kryetarin e Federatës së Tenisit të Kosovës, Mejdi Rexhepi dhe ish-kreun e kësaj federate, Shkelzen Domi kanë parë nga afër punimet që po zhvillohen për ndërtimin e fushave të tenisit dhe pingpongut në afërsi të Palestrës Sportive në këtë qytet.

“Ky projekt bën Ferizajn, qendër të re të këtij sporti, e mungesën e së cilave për dekada me radhë u përkujdes ta përmbush qeverisja e tanishme lokale që ka orientuar këtë investim në dobi të sportit lokal”.

“Edhe pak javë të rinjtë e të reja, edhe moshat tjera do të shkelin tapetin e fushave të tenisit në një ambient tërësisht të rivitalizuar, me infrastrukturën më moderne si dhe fashot e gjelbërta çlodhëse përskaj këtij kompeksi të ri sportiv në ndërtim”, thuhet në një njoftim të kësaj komune.

Të ngjashme