Ferizaj shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 16:31 | Nga

Me aktivitete të ndryshme Ferizaj sot shënoi Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Me këtë rast, nga shkollat dhe organizatat e ndryshme sociale, kulturore-artistike në komunën tonë, u mbajtën disa aktivitete.

Aktivitete për këtë ditë kanë filluar me një defile nëpër sheshin e qytetit, për të vazhduar tutje edhe me një koncert festiv të përgatitur enkas për këtë ditë. Vizitë këtyre të fundit i bëri edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i cili përshëndeti këto aktivitete duke u shprehur se investimi në të ardhmen është investimi në fëmijë dhe se qeverisja lokale ka ndërmarr hapa konkret në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve, siç ishte dje në Kuvendin e Komunës, miratimi i propozim vendimit për vënien në diskutim publik të draft-rregullores për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët si dhe një varg marrëveshjesh që sigurojnë mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve.

Në hapjen solemne të këtyre aktivitete mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës, Naim Ferati i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale. Me këtë rast, nënkryetari Ferati, ka ofruar përkrahjen për të gjithë fëmijët e komunës sonë, duke thënë se qeveria lokale e Ferizajt, është e gatshme që të ofroj mbështetjeje për të gjithë fëmijët ferizajas.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme edhe Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi ka mbajtur një takim më nxënësit e shkollës së mesme të ulët “Astrit Bytyçi”, me ç ‘rast ata janë njoftuar nga afër me rregulloret për fëmijë, si dhe konventat ndërkombëtare që ju dedikohen të drejtave të fëmijëve.

Me këtë rast janë zhvilluar aktivitete të shumta për fëmijë nga arti pamor, si dhe është mbajtur edhe një panair me produkte ushqimore tradicionale e organizuar nga shoqata “Handikos”, ku mjetet e grumbulluara do t’ju dedikohen fëmijëve me nevojë.

Ndërsa në orën 17:00 në Teatrin “Adriana” , do të shfaqet një shfaqje për fëmijë me titull “Shkolla dhe Fustanella”, nga Kushtrim Hasani.

Image may contain: 4 people, people smiling, people sittingImage may contain: 8 people, people smiling, people standing and shoesImage may contain: 9 people, people smiling, outdoorImage may contain: 6 people, outdoorImage may contain: 7 people, people smiling, people sitting and indoorImage may contain: 3 people, people on stage, crowd and outdoorImage may contain: 1 person, smiling, standing, crowd and outdoorImage may contain: 3 people, people standing, people on stage and outdoorImage may contain: 5 people, people on stage, crowd, shoes and outdoorImage may contain: 4 people, people smiling, shoes and outdoorImage may contain: 1 person, standing, child and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme