Ferizaj vazhon punët në infrastruktutë edhe në kohë pandemie

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Ferizjat ka vazhduar me punët rreth kompletimit të infrastrukturës rrugore në qendër të qytetit por edhe në lagjet e rrugicat brenda qytetit.

Në Lagjen e Re pas asfaltimit të  rrugës është vazhduar edhe  me rregullimin e sinjalistikës.

Njoftimi i plotë:

“Qendra e çdo kthinë e Ferizajt po merr pamje më të mirë e funksionalitet të plotë. I fundit është projekti i zbatuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, për rregullimin e sinjalistikës horizontale në Lagjen e Re, përkatësisht në rrugët që kryeqëzohen me rrugën “Zenun Beqa” dhe “Astrit Bytyqi” që pas asfaltimit të këtyre rrugëve, të plotësohen edhe me sinjalistikë që e shndërron këtë lagje në pamje më të bukur, rregull e funksionalitet të plotë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme