Ferizaj, vidhen rreth 65 mijë euro dhe ari në vlerë 20 mijë euro

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë në Ferizaj ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Dremjak të Ferizajt, ndërkaq, raportohet se janë vjedhur 44 mijë euro e 25 mijë franga zvicerane dhe ari në vlerë 20 mijë euro.

Rastin e ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Agim Gashi.

Gashi ndërkaq ka bërë të ditur se ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme