Fermerët e Lipjanit ankohen se produktet po u dëmtohen nga mbyllja e tregjeve

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Hashim Krasniqi, fermer nga fshati Konjuh i Lipjanit, po ankohet se i kanë shkuar dëm mbi 30 tonë patate shkaku i pandemisë.

Ai shpjegon se prapë ka mbjellë patate të reja, por nëse situata vazhdon e njëjtë biznesi i tij rrezikon të falimentojë.

Krasniqi, sikurse fermerët e tjerë në Lipjan, ankohet se shumë sektorë prodhues janë lënë jashtë pakos emergjente të Ministrisë së Bujqësisë, raporton KOHA.

Pandemia ua ka vështirësuar funksionimin e u ka shkaktuar dëme edhe prodhuesve të dredhëzave dhe fidanëve të ndryshëm.

Për të diskutuar për fermerët e dëmet e pësuara, PDK-ja në Lipjan ka kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.

Kurse Komuna e Lipjanit është duke i shikuar mundësitë se si të ndihmohen fermerët, shkaku se ata nuk po arrijnë t’i plasojnë produktet e tyre nëpër tregjet e vendit.

Komuna e Lipjanit ka të regjistruar rreth 1 mijë e 400 fermerë, ndërkohë me rekomandim të Ministrisë së Bujqësisë, Komuna ka nisur identifikimin e dëmeve të tyre në mënyrë që në të ardhmen të gjenden mundësitë për mbështetje.

Të ngjashme