Fermerët llapjanë informohen për kultivimin dhe grumbullimin e specave

Prishtinë | 04 Jan 2017 | 15:41 | Nga

Drejtoria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Podujevës, në koordinim me Kompaninë “Philippos Food Kosovo L.L.C”, me një prezantim informues të enjten fillon fushatën informuese për kultivimin dhe grumbullimin e specave.

Kompania “Philippos Food Kosovo L.L.C.” degë e kompanisë “Philipoos Holding GmbH & Co. KG” me seli në Gjermani, e cila ka veprimtari kryesore përpunimin e produkteve ushqimore nga industria përkatëse mbjelljen, kultivimin dhe përpunimin e perimeve do të prezantojë para fermerëve mundësitë që ofron kjo kompani lidhur me përzgjedhja dhe kontraktimin e fidanishteve për prodhimin e fidanëve të specit.

Me këtë rast fermerët do të informohen për identifikimin, përzgjedhjen dhe kontraktimin e prodhuesve të specit. Gjithashtu do të jepen informacione për trajnimin e fermerëve për kultivimin e specit, këshilla teknike në teren dhe monitorimi i parcelave me spec, si dhe organizmi i grumbullimit të lëndës së parë (pikat grumbulluese).

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme