Fermeri ia publikoi raportin e policisë për vajzën, Matoshi i reagon ashpër, e quan ‘‘kriminel’’ e të ‘’shitun’’

Prishtinë | 07 Kor 2026 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Ka vazhduar përplasja mes Ardiana Matoshi nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe, fermerit nga Istogu, Tafë Çeku, pas situatës së krijuar me qumështoren VITA.

Matoshi, ka reaguar ashpër duke e cilësuari si ‘’kriminel’’ dhe të ‘’shitun’’ fermerin Çeku, pasi që ky i fundit ka publikuar raportin policor ku njoftohet për kapjen me substanca narkotike të vajzës së Matoshit.

Postimi:

Veç njerezit e smut, t’pagum edhe t’shitun sulmojne ne fmi.

Po, fmite edhe mujne me bo gabime, se jane fmi. Po ju jeni t’rritun, t’shitun edhe t’smut qe e sulmoni nje fmi pse ka bo nje gabim per veti.

Ajo mundet me demtu veten, por jo si kriminel qe e demtojne nje popull.

Fakti qe e sulmon nje fmi per me mbrojt nje hajn si devolli qe na ka vjedh me qindra miliona euro kallxon sa i lige je edhe ti.

Jeni t’gerditshem!

Të ngjashme