Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero dhe bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, po shijojnë pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Çifti, të cilët janë bashkë prej shumë vitesh, po kalojnë një kohë të mrekullueshme në Dubai.
Ata duket se po bëjnë pushimet pa vajzën e tyre, Ninën, por të shoqëruar nga disa miq.
Dyshja së fundmi kanë shpërndarë disa fotografi së bashku nga desert Safari, ku edhe kanë shijuar eksperiencën në shkretëtirë.
“Habibi nuk mund të blesh atë që nuk është në shitje”, ka shkruar ajo.
Fero dhe Arbenita kujtojmë se u bënë prindër për herë të parë në prill të vitit të kaluar.
Ata po vazhdojnë të jetojnë në Gjilan, përkundër angazhimeve të Arbenitës si modele që shpesh udhëton për në Angli.