Kampioni i Kosovës në futboll Feronikeli, ka arritur marrëveshje me trajnerin malazez Dejan Vukiçeviq.
Ai ka qënë futbollist i shumë skudrave të njohura si Buducnost Podgorica, Mogren Budva, Partizan Beograd, Sevila Spanjë, Larnaca Qipro etj.
Vukićević ka qenë poashtu trajner i shumë skudrave të njohura si Zeta Podgorica, Mogren Budva, Mladost Podgorica, Vojvodina Novi Sad, Dacia Chisinau Moldova dhe në fund, në kampionatin paraprak 2018/2019, ishte trajner i skuadres Ventspils Latvia.
Gjatë karrieres së tij si futbollist dhe poashtu si trajner ka a fituar tituj të kampionit dhe poashtu trofe të kupes me ekipe të ndryshme.
Vukićević ka arriturr marrëveshje 1 vjeçare me klubin për edicionin 2019/2020.
Ai sot do ta ketë edhe stërvitjen e parë me klubin që fillon nga ora 18:00, njofton Klubi Futbollistik Feronikeli.
Klubi ka ftuar poashtu edhe mediat të jenë të pranishme në stadium.