Edicioni i ri i elitës së futbollit kosovar ka filluar me ndeshjen hapëse Prishtina – Llapi 3:1.
Por ndeshja më interesante padyshim që pritet të jetë në Drenas, ku kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli do të jetë nikoqire e Besës së Pejës.
Skuadra e Afrim Tovërlanit është favorite për titull ashtu si Besa e Pejës dhe kjo ndeshje pritet të jetë tejet interesante.
‘Nikli’ dhe Besa kanë përforcuar skuadrat e tyre dhe së bashku me Prishtinën, Dritën, Gjilanin e Llapin pritet të jenë skuadrat kryesore në elitë.
Ndërkohë ndeshja tjetër që do të zhvillohet sot është ajo mes Drenicës dhe Lirisë së Prizrenit.